Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-12-2022

Nën moduli – Udhëzuesi për politik ndëshkimore, sesioni i katërt: Udhëzuesi specifik për caktimin e dënimit me gjobë

Më 27 dhjetor  2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin  “Udhëzuesi për politik ndëshkimore” me trajnues z. Burim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën Apelit.

Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: Parimet për caktimin e dënimit me gjobë, kategorizimi i gjobës dhe dënimi i shkaktuar, përcaktimi i pikënisjes për dënimin me gjobë, rrethanat tjera që ndikojnë në dënimin me gjobë dhe zbatimi i dispozitave për dënimin me gjobë për veprat penale të inkriminuar në ligje të veçanta

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :