Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-01-2023

Nën moduli: E drejta e punës, sesioni i tretë: Marrëdhëniet juridiko-civile dhe klasifikimi i të drejtave subjektive civile

Më 16 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e dytë trajnues  nga nën moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: subjektet e marrëdhënies juridiko-civile, personi fizik si subjekt i së drejtës, zotësia juridike, zotësia për të vepruar dhe zotësia deliktore e subjekteve të së drejtës civile, të drejat personale, klasifikimi i të drejtave civile subjektive, Të drejtat absolute, të drejtat relative dhe rëndësia dhe akti administrativ

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :