Më 27 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Qerim Ademaj, Zv. Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedura në kontestet nga marrëdhënia e punës, procedura në kontestet për shkak të pengimit të posedimit dhe procedurës në kontestet e vlerës së vogël
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
27-01-2023