Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-01-2023

Nën moduli: Aktakuza procedura e shqyrtimit, sesioni i dytë: Elementet e domosdoshme të aktakuzës

Më 31 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Aktakuza procedura e shqyrtimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: elementet e domosdoshme të aktakuzës dhe materialet që plotësojnë aktakuzën.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.

Shpërndaje :