Më 01-02 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Dëmshpërblimi, llojet e tij dhe praktika gjyqësore”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përcaktimin e kërkesave të dëmit material dhe jomaterial, si dhe nxjerrjen e provave relevante lidhur me vërtetimin e bazës juridike.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit si dhe nga Gjykatat Themelore.
01-02-2023