Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-02-2023

Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore- vizitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Më 03 shkurt 2023, në kuadër të trajnimit praktik me institucionet jo gjyqësore për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së nëntë, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar vizitë në “Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Në kuadër të vizitave të organizuara sipas Programit Fillestar në institucioneve jo gjyqësore është edhe Instituti i mjekësisë ligjore ku në fjalën hyrëse Drejtori i IML. zv. Ditor Haliti ju uroi mirëseardhje gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar dhe e cilësoi të duhur qëllimin e kësaj vizite, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë për të vazhduar me mandatin dhe sfidat e këtij institucioni.

Më pas përfaqësues të tjerë të institucionit z. Naim Uka, Patolog dhe Flamur Blakaj, Profesor, për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar shpalosën njohuri lidhur me ekspertizën mjeko ligjore në shërbim të organeve të drejtësisë, objektet e ekspertimit mjeko-ligjor, investigimi mjeko ligjor në shërbim të ligjit, metodat tekniko shkencore të investigimit si dhe arsyetimi dhe gjykimi mjeko ligjor. Gjithashtu u trajtua ekspertimi i kufomave, ekspertimi i personave të gjallë, ekspertimi i provave materiale dhe ekspertimi i materialeve të çështjes.

Po ashtu gjyqtaret patën mundësin qe nga afër të shohin laboratorin e toksikologjisë dhe sallat ku kryhet autopsia.

Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar (gjenerata IX) ku dy prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :