Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-02-2023

Harmonizimi i ndryshimeve të reja të Kodit të Procedurës Penale me Kodin e Drejtësisë për të Mitur

Më 07 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me EULEX është duke e realizuar trajnimin me temë “Harmonizimi i ndryshimeve të reja të Kodit të Procedurës Penale me Kodin e Drejtësisë për të Mitur”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prizren  dhe z. Shpëtim Peci, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ndryshimin e  dispozitave, të zgjerojnë njohuritë e tyre me dispozitat e reja dhe harmonizimin me Kodin e Drejtësisë për të Mitur dhe Kodin e Procedurës Penale.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar dhe prokuror.

Shpërndaje :