Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-02-2023

Ligji për Pyjet e Kosovës, Mbrojtjen e Natyrës dhe Mbrojtjen e Ambientit

Më 16 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë Ligji për Pyjet e Kosovës, Mbrojtjen e Natyrës dhe Mbrojtjen e Ambientit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me terminologjinë mjedisore se çka është: Mjedisi,  natyra, ndotja e mjedisit, dëmtimi i mjedisit, degradimi i mjedisit, shkretërimi i pyllit, vjedhja e pyllit, dëmtimi i natyrës etj. Gjatë këtij trajnimi u diskutua cilat janë veprat penale kundër ndotjes dhe degradimit të mjedisit si dhe u  identifikuan elementet të cilat formojnë figurat e veprave penale kundër mjedisit, natyrës dhe pyllit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Niveli Themelor dhe Prokuror nga Prokuroria e Apelit.

Shpërndaje :