Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-02-2023

Nën moduli: Roli i prokurorit në fazën e shqyrtimit gjyqësor, sesioni i dytë: Roli i prokurorit në shqyrtimin e dytë

Më 21 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Roli i prokurorit në fazën e shqyrtimit gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Ilir Morina, prokuror në Prokurorinë Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: roli i prokurorit të shtetit gjatë shqyrtimit të dytë, praktika gjyqësore lidhur me shqyrtimin e dytë dhe aspektet procedurale të shqyrtimit të dytë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.

Shpërndaje :