Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-02-2023

Nën moduli: Roli i prokurorit në fazën e shqyrtimit gjyqësor, sesioni i tretë: Marrja e drejtpërdrejt në pyetje, marrja e tërthortë në pyetje dhe rimarrja në pyetje e dëshmitarit

Më 28 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Roli i prokurorit në fazën e shqyrtimit gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Ilir Morina, prokuror në Prokurorinë Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: roli i prokurorit të shtetit gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve, marrja e drejtëpërdrejtë në pyetje, marrja e tërthorët në pyetje dhe rimarrja në pyetje.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.

Shpërndaje :