Është kënaqësi të ndajmë me ju mundësitë e EJTN-it, të cilët pas konsultimeve me Komisionin e Bashkimit Evropian vitin e kaluar, konfirmuan që projekti për Ballkanin Perëndimor mund të mbështesë:
Kjo është tabela finale e alokimeve përgjatë gjithë projektit:
Alokimet për Kosovë - Projekti i II për Ballkanin Perëndimor |
||||
Seminaret e EJTN (Seminaret TM) |
Viti 1 (2022) |
Viti 2 (2023) |
Viti 3 (2024) |
TOTAL |
1 |
5 |
4 |
10 |
|
Shkëmbimet e EJTN-it (Shkëmbimet për trajnues, dhe Shkëmbimet për Kryetarë të Gjykatave/ Kryeprokurorë) |
Viti 1 |
Viti 2 |
Viti 3 |
TOTAL |
2 |
1 |
1 |
4 |
Siç e dini, projekti ka në fokus një grup specifik– Stafin e Akademisë së Drejtësisë, trajnuesit gjyqësor, kryetarët e gjykatave ose Kryeprokurorët, apo anëtarë tjerë të lartë të gjyqësorit të cilët mund të krijojnë lidhjet institucionale.
Pra, për këtë vit projekti është i hapur për të financuar pjesëmarrjen në:
Për çdo aktivitet tjetër, EJTN mund të na ndihmojë në organizimin e pjesëmarrjes, por nuk janë në gjendje të financojnë nga ky buxhet. Nëse ka mundësi për vet-financim, Akademia mundet me email ti drejtohet Menaxherit të Projektit që është përgjegjës për organizimin e atij seminari, në mënyrë që ta aprovojë pjesëmarrjen.
Pra, ne duhet të përgatisim një listë të kandidatëve për 5 seminare (TM), ndërsa të dhënat e tyre do ti vendosim në tabelën e bashkëngjitur në Excel.
Kalendarin e Aktiviteteve të EJTN-it për vitin 2023, mund ta shkarkoni nga linku në vijim:
https://portal.ejtn.eu/MRDDocuments/EJTN-Calendar-of-training-activities_2023.pdf
Gjithashtu, EJTN organizon seminare online një-orëshe (lunchtime webinars) që janë një seri e uebinareve në format: 1 temë/ 1 ekspert/ 1 orë trajtim i temës nga portfoliot si: E drejta administrative, e drejta civile, drejtësia penale, të drejtat e njeriut dhe të drejtat themelore, programi i linguistikës dhe metodat e trajnimit gjyqësor.
Këto aktivitete mund ti gjeni këtu: https://ejtn.eu/activity/lunchtime-webinars/
Prandaj nëse keni interesim të aplikoni ju lutem e plotësoni dokumentin e bashkëngjitur në excel duke i vendosur disa të dhëna tuajat dhe e kontaktoni Akademinë e Drejtësisë deri me datën 27 Mars 2023 në këtë email adresë: aurora.balaj@rks-gov.net si dhe në numrin e telefonit: +383 38/ 200-18-675.
Formulari i Aplikimit për Kandidatët për Eventet EJTN
Për çdo pyetje mos hezitoni na kontaktoni.
Me respekt,
15-03-2023