Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-05-2017

Grupet e përbashkëta të hetimit

Më 10 - 12 maj 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin “Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtarë në Drejtësinë Penale” i financuar nga BE-ja, i zbatuar nga Rrjeti Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor, ka realizuar punëtorinë me temë “Grupet e Përbashkëta të hetimit”.

Qëllimi i punëtorisë ishte që t’iu mundësoj pjesëmarrësve të njohin kushtet ligjore të cilat duhet të plotësohen për arritjen e një marrëveshje mes dy e më shumë vendeve ose autoriteteve të tjera kompetente për hetimin e një vepre penale specifike.

Në sesionin e parë u elaboruan elementet bazë për grupet e hetimit, si parashihet elementi ndërkombëtar i një veprimtarie kriminale ndërkufitare, si përgatitet dhe nënshkruhet marrëveshja formale nga autoriteti kompetent, si bëhet hetimi i përbashkët, cilat janë metodat ekzistuese të hetimit të përbashkët, për të luftuar në mënyrë më efektive krimin e rëndë ndërkufitar si dhe mënyra e bashkëpunimit ndërkombëtarë më e shpejtë dhe më efikase ndërmjet autoriteteve të vendeve të ndryshme.

Në sesionin e dytë u elaborua elementi kohë i grupit të përbashkët të hetimit, krijimi i ekipit hetimor për një periudhë të caktuar kohore, masat e fshehta të kufizuara në kohë dhe për periudha të ndryshme kohore, pastaj si pasqyrohen këto kufizime në marrëveshjen për grupet e përbashkëta të hetimit si dhe plani operacional.

Po ashtu në këtë sesion u shtjellua edhe procedura hap pas hapi për krijimin e një grupi të përbashkët të hetimit, si bëhet përcaktimi i veprës penale si dhe kontakti me autoritetet e huaja - marrëveshje për elementin kryesor.

Punëtoria u zhvillua në formë interaktive dhe me disa raste të simuluara në praktikë për ofrimin e bashkëpunimit për arritjen e një marrëveshje mes dy e më shumë vendeve ose autoriteteve të tjera kompetente në hetimin e një vepre penale specifike.

Përfitues të këtij trajnim ishin prokurorë të Departamentit për Krime të Rënda.

Shpërndaje :