Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-03-2023

Program i Specializuar i Trajnimit Krimi Kibernetik dhe kriptovalutat – Sesioni I

Me 22-23 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Vazhdueshëm të Trajnimeve filloi sot trajnimin e Specializuar dy-ditor “Program i Specializuar i Trajnimit Krimi Kibernetik dhe kriptovalutat – Sesioni I”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Ikramije Bojaxhiu, Prokurore në Prokurorinë e Apelit  dhe z. Fadil Abdyli, Shef i Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike, ne Policinë e Kosovës.            

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi me Krimi kibernetik si vepër penale në legjislacionin e brendshëm, procedura dhe praktika në lidhje me provat elektronike.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit Themelor.

Shpërndaje :