Më 22 dhe 23 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) të SHBA-së, të mbështetur dhe të financuar nga Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Ambasadës së SHBA-së, ka vazhduar me sesionin e V-të të Trajnimit të Trajnuesve për Ndërmjetësim.
Ky sesion, shënon edhe fundin e sesioneve trajnuese për trajnues, me ç’rast shërbeu si një përmbledhje e të gjitha trajnimeve të mëparshme duke përfshirë të gjitha materialet dhe temat e trajtuara.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën rastin të diskutojnë rreth gjithë ciklit të trajnimeve, përfitimet dhe mësimet nga trajnimi, çështjet që ende duhet përmirësuar, punët që i presin në të ardhmen që lidhen me ndërmjetësimin, si dhe vitin e tretë të projektit që pritet të vazhdojë nga shtatori 2023.
Pas trajnimit të trajnuesve, pjesëmarrësit të ndarë në tri (3) grupe, pritet të zhvillojnë edhe tre ditë trajnim të avancuar për ndërmjetësim, aktivitet i cili do i paraprijë ceremonisë së certifikimit të kandidatëve të suksesshëm.
Përfitues të trajnimit ishin 13 ndërmjetësues të përzgjedhur në programin e Trajnimit të Trajnuesve.
23-04-2023