Më 02 maj 2023, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, Akademia e Drejtësisë për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial ” me z. Islam Sllamniku trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Në këtë nën modul temat që po trajtohen janë: efektet juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, vendimet në kontrollin incidental në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe zbatimi i vendimeve të gjyqkatave kushtetuese në disa vende.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapo emëruar 2023/2024.
02-05-2023