Prishtinë 3 maj 2023, z. Enver Fejzullahu - Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë priti në një takim miqësor z. Veton Vula, Dekan dhe z. Fatmir Qollaku, profesor në Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për mbajtjen e praktikës dhe vizitave studimore të studentëve të Fakultetit Juridik të këtij Kolegji në Akademinë e Drejtësisë.
Të dy palët u pajtuan të organizojnë aktivitete të përbashkëta profesionale me qëllim të shkëmbimit të praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së programit të trajnimit praktik për studentët. Dhe gjithashtu u pajtuan që është e domosdoshme që të kenë projekte të përbashkëta kërkimore, shkencore dhe hulumtuese.
03-05-2023