Më 16 maj 2023, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Ngritja e shkathtësive sociale për gjyqtarë dhe menaxhimi i stresit ”, në mbështetje të trajnuesit Prof. Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në këtë sesion janë: Mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës, shkathtësitë mbi ruajtjen e shëndetit mental e fizik mbi mos konsumimin profesional gjatë ushtrimit të profesionit të prokurorit dhe vlera shëndetësore e cila mund të rrënohet më lehtë nga stresi punë dhe si të ruhen e mbrohen ato.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
16-05-2023