Më 16-17 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor me temë “ E drejta pronësore ”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Pengim posedimin duke filluar nga nocionin, natyra, llojet e posedimit, Fitimi dhe humbja e posedimi.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
16-05-2023