Më 26 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Sekuestrimi dhe konfiskimi” - Regjioni Ferizaj - Gjilan.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ndryshimet e kodeve të reja dhe atyre të vjetrave sa i përket dispozitave të konfiskimit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor.
26-05-2023