Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-05-2023

Nën moduli: Procedura jokontestimore, sesioni i tretë- Hartimi i vendimit në procedurën jokontestimore dhe mjetet juridike

Më 31 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Arsim Hamzaj, gjyqtar në gjykatën e apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: llojet e procedurave jokontestimore, kompetenca, forma e vendimeve në procedurën jokontestimore  dhe zgjidhja e çështjes paraprake dhe pasojat juridike

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :