Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-06-2023

Nën moduli: Arsyetimi i vendimeve akteve akuzuese, sesioni i katërt: Disa nga dispozitat relevante ligjore procedurale për përplimin e akteve sipas KPP-së

Më 05 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve akteve akuzuese”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni është duke u trajtuar: hartimi i aktakuzës dhe ankesës kundër aktgjykimit dhe analiza dhe diskutimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatave të Larta dhe GJEDNJ-së në kontekst të arsyetimit dhe interpretimit të normave ligjore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :