Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-06-2023

Nën moduli – E drejta e detyrimeve, sesioni i parë: Nocioni, karakteristikat dhe klasifikimi i detyrimeve

Më 08 qershor 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Gjatë realizimit të këtij sesioni janë duke u trajtuar: e drejta e detyrimeve dhe e drejta sendore, burimet e së drejtës së detyrimeve, nocioni karakteristikat dhe klasifikimi i detyrimeve, vetitë e detyrimeve dhe klasifikimi i detyrimeve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :