Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-06-2023

Nën moduli – E drejta e detyrimeve, sesioni i dytë: Kontrata e ndërtimit

Më 09 qershor 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Gjatë realizimit të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fusha e zbatimit të kontratës, parimet e të drejtës kontraktore, kushtet për lidhjen e kontratave, kushtet e veçanta për lidhjen e kontratës dhe forma e kontratës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Shpërndaje :