Më 12 qershor 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Gjatë realizimit të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shuarja e kontratave me marrëveshjen e palëve, shuarja e kontratës kur zhduket lënda e saj, shuarja e kontratës me vdekjen e palës kontraktuese dhe kontratat absolutisht të pa vlefshme dhe zgjidhja e kontratës për shkak të mosekzekutimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
12-06-2023