Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-06-2023

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i gjashtë- Pakujdesia

Më 13 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë  Speciale.

Nga ky  trajnim dhe temës adekuate po trajtohen: pakujdesia profesionale, përgjegjësia për veprat e kryera nga pakujdesia, përgjegjësia për format e kualifikuara të veprave penale, përgjegjësia për veprat penale të kualifikuara me pasojë më të rëndë dhe përgjegjësia penale për veprat penale të kualifikuara me rrethana të posaçme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :