Më 14 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: akti administrativ, shkaqet për të cilat akti administrativ mund të kundërshtohet, aktet administrative ndaj të cilave nuk mund të zhvillohet konflikti administrativ, heshtja e administratës, palët në konflikt administrativ dhe palët e paditur në konflikt administrativ
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
14-06-2023