Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-06-2023

Nën moduli: Ndërmjetësim në lëmine civile, sesioni i parë- Ndërmjetësimi në çështje civile

Më 20 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ndërmjetësimi në lëmine civile” në mbështetje të trajnuesit z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: roli dhe rëndësia e Gjyqtarit në zhvillimin e ndërmjetësimit, natyra e rasteve civile që mund të zgjidhen përmes ndërmjetësimit, ndërmjetësimi i detyrueshëm, e drejta për të iniciuar procedurën e ndërmjetësimit dhe përgjegjësitë e gjyqtarit lidhur me marrëveshjen e ndërmjetësimit dhe efektet e arritura përmes ndërmjetësimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Shpërndaje :