Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-06-2023

Nën moduli –E drejta ekonomike– sesioni i parë: Shoqëritë tregtare

Më 21 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit  z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: komentenca gjyqësore në lëndët e natyrës ekonomike, shoqëritë tregtare, qëllimi dhe fushëveprimi i Ligjit për shoqëritë tregtare, veprimtaria e cila ushtrohet përmes shoqërive tregtare të regjistruara, llojet e shoqërive tregtare në Kosovë, veprimtaritë dhe qëllimet e lejuara për themelimin e shoqërisë  tregtare  dhe keqpërdorimet ekonomike.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Shpërndaje :