Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-06-2023

Politika ndëshkimore dhe zbatimi i udhëzuesit

Më 21-22 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane  - OPDAT është duke realizuar Trajnimin me temën “Politika ndëshkimore dhe zbatimi i udhëzuesit

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim  janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. John Hanley, Këshilltar Ligjor Rezident në Ambasadën e SHBA-se në Kosovë, znj. Benina Kusari, Eksperte e lartë ligjore/ Ambasada e SHBA Prishtinë.

Gjatë këtij trajnimi   pjesëmarrësit patën mundësinë  të avancojnë njohuritë e tyre lidhur me Seancën për matjen e dënimit,  rëndësinë e zhvillimit të kësaj seance, zbatimin e udhëzuesit për politikën ndëshkimore si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese me rastin e caktimit të dënimit.

Metodologjia e këtij trajnimi ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke shqyrtuar  raste studimore.

Përfitues të këtij trajnimi  ishin: Prokuror dhe gjyqtar nga niveli themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :