Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-07-2023

Nën moduli: E drejta e punës, sesioni i dytë: Kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit të Punës

Më 06 korrik  2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: kontestet  nga marrëdhënia e punës  sipas ligjit të punës, fusha e zbatimit të ligjit të punës, shkaqet e shkëputjes se marrëdhënies se punës sipas Ligjit të Punës, procedura para ndërprerjes së kontratës së punës nga ana e punëdhënësit, procedura gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të punës dhe respektimi i afateve ligjore për të kërkuar mbrojtje gjyqësore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :