Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-07-2023

Nën moduli: KEDNJ, sesioni i parë: Roli dhe rëndësia e Këshillit të Evropës

Më 10 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Këshilli i Evropës, Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut (1950) dhe Protokollet shtesë, permbajtja e Konventes, Protokollet shtesë të konventës dhe Konventa Evropianë për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) ndikimi i saj në sistemin juridik të Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :