Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-07-2023

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i nëntë- Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit

Më 11 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: ndotja dhe degradimi ose shkarkimi i mjedisit, lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin, dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme, ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere dhe keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve dhe shkatërrimi dhe vjellja e pyjeve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :