Më 13 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar: e drejta martesore, dhe kuptimi i saj, qëllimet, pengesat dhe kushtet për lidhjen e martesës, kuptimi, llojet e të drejtave dhe të detyrimeve të bashkëshortëve, mënyrat e zgjidhjes së martesës, parimet kryesore të procedurës së shkurorëzimit, kuptimi dhe rëndësia e detyrimit për ushqim, kuptimi i të drejtës prindërore
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
13-07-2023