Më 17 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: statusi i fëmijës martesor, kundërshtimi i atësisë, kundërshtimi i amësisë, fëmijët jashtëmartesor dhe vërtetimi i amësisë dhe i atësisë në procedurë gjyqësore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
17-07-2023