Më 17 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në këtë sesion po trajtohen këto tema: Neni 6.1 e drejta për një proces të rregullt, pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave, e drejta e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, dhe Neni 6.2 dhe 6.3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapoemëruar 2022/2023.
17-07-2023