Më 18 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “KEDNJ” në mbështetje të trajnueses znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorin Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Liria e shprehjes, raast praktik: Jersild kundër Danimarkës, Liria e shprehjes dhe Ligji për Qasje ne Dokumentet Publike si dhe Ligjin për Mbrojtën e Sinjalizuesit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit 21 prokurorë të sapoemëruar, 2023/2024.
18-07-2023