Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-07-2023

Punëtoria për rregulloret e brendshme të Akademisë së Drejtësisë

Më 24 dhe 25 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EUKOJUST është duke realizuar Punëtorinë për shqyrtimin e akteve nënligjore të AD-së të hartuara si rezultat i kërkesave ligjore të ndryshim dhe plotesimit të ligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i kësaj punëtorie është shqyrtimi dhe finalizimi i akteve nenligjore me theks te Rregullorës për Trajnuesit dhe Mentorët, plotësim-ndryshimin e Rregulloreve për Këshillin Drejtues dhe Këshillin Programor si dhe Rregullorës për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Akademinë e Drejtësisë në pajtim me Ligjin nr. 08L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, përkatësisht kapitulli IV Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë.      

Pjesëmarrës të kësaj punëtorie janë: Anëtarët e Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, ekpertë nga EUKOJUST, ekspert nga OPDAT, zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtar nga Ministria e Financave, si dhe stafi udhëheqës i Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :