Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-07-2023

Nën moduli –E drejta trashëgimore, sesioni i katërt: Kalimi i pasurisë trashëgimore të trashëgimtarët

Më 25 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese  z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar këto nën tema: procedura për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, parimet e procedurës së shqyrtimit të trashëgimisë, kompetenca vendore, lendore, funksionale dhe ndërkombëtare, përgatitja e seancës trashëgimore, masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë trashëgimore, inventarizimi dhe vlerësimi i pasurisë së trashëgimlënësit, emërtimi i kujdestarit të përkohshëm të pasurisë trashëgimore, ndarja e pasurisë trashëgimore  dhe transaksionet ndërmjet të gjallëve (intervivos).

Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike  dhe me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :