Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-07-2023

Nën moduli –“KEDNJ” –sesioni i nëntë: Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore- Mbrojta e sinjalizuesve

Më 25 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u  realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “KEDNJ” me trajnuese znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorin Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: legjislacioni vendor lidhur me të drejtën e informimit, Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesit, raportimi dhe shpalosja në interes publik është e mbrojtur kur bëhet për shkak dhe mbrojtja gjyqësore e sinjalizuesve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024

Shpërndaje :