Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-08-2023

Nën moduli: Krimi kibernetik, sesioni i tretë : Pajisjet digjitale

Më 28 gusht 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Krimi kibernetik”, në mbështetje të trajnuesit znj. Ikramije Bojaxhiu, prokurore në Prokurorinë e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: historia e internetit, baza e internetit, rrjeti mbarë Botëror (WWW), emrat e Domeneve dhe Adresimi IP dhe krimi kibernetik si vepër penale – Legjislacioni i Brendshëm.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :