Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-08-2023

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i dytë- Veprat penale kundër pasurisë

Më 28 gusht 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: vjedhja, vjedhja e shërbimeve, e rëna, dhe vjedhja grabitqare, shpërdorimi i pasurisë së huaj, marrja në posedim e pasurisë së luajtshme dhe  uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :