Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-09-2023

Nën moduli: Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake, sesioni i parë: Roli i gjyqtrait në procedurën paraprake

Më 05 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kompetencat dhe rolin e gjyqtarit në procedurën praraprake, roli e gjyqtarit të procedurës paraprake me rastin e lëshimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit dhe parimet bazë lidhur me ekspertiza që janë në kompetencë të gjyqtrait të procedurës paraprake.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :