Më 05 Shator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Bashkimin Evropian - EUKOJUST, janë duke realizuar trajnimin me temë “Akuzimi dhe dënimi i rasteve të rasteve të dhunës në familje".
Trajnuese e angazhuar në këtë trajnim është znj. Bardhë Krasniqi, Eksperte e Arsimit Juridik Publik për Dhunën në Familje dhe Grupet e Margjinalizuara, EUKOJUST.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përmirësimin e reagimit prokurorial dhe gjyqësor ndaj dhunës në familje.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Prokurorët.
05-09-2023