Më 05-06 Shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me GIZ, janë duke realizuar Trajnimin me temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe në rastet e ndryshimit të statusit të tyre”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit dhe z. Lumni Sallauka, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me trajtimin dhe adresimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës familjare.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatave Themelore si dhe zyrtarë nga Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas.
05-09-2023