Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-09-2023

Trajnim për interpretimin dhe zbatimin e nenit 430 të Kodit Penal dhe Ligjit për Deklarimin e Pasurive, si dhe diferencimi i raportimit të rremë me falsifikim të dokumenteve

Më 12 Shtator 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Trajnim për interpretimin dhe zbatimin e nenit 430 të Kodit Penal dhe Ligjit për Deklarimin e Pasurive, si dhe diferencimi i raportimit të rremë me falsifikim të dokumenteve”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Bahri  Hyseni - Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Agron Behrami  -  Ekspert i Jashtëm.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të avancojnë njohuritë lidhur me Procesi i deklarimit të pasurisë sipas legjislacionit në fuqi, ne cilat raste mos deklarimi apo deklarimi i rreme është baze për dyshimet për vepër penale.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët.

Shpërndaje :