Më 12 shator 2023, Në kuadër të Programit për Trajnimin Fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar trajnimi teorik sesioni i tretë nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore” Në mbështetje të trajnuesit z. Jetish Maloku, Kryesues i Këshillit Prokurorial në Kosovë.
Në kuadër të sesionit të dytë trajnues temat të cilat po trajtohen janë: Profesionalizmi, integriteti dhe zbatimet e detyrave të prokurorit të shtetit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.
12-09-2023