Më 19 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Avni Mehmeti, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Parimet themelore dhe Aktet ndërkombëtare për lidhur me privatësinë e jetës së individit, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNJ) dhe Pakti Ndërkombëtarë për të Drejtat Civile dhe Politike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
19-09-2023