Më 21 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Avni Mehmeti, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedura lidhur me masat të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, zgjatja e urdhrit për masat e fshehta dhe teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe veprimet e policisë pas zbatimit të urdhrit për masën e fshehtë
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
21-09-2023