Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-09-2023

Nën moduli: Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni i gjashtë: Procedura disiplinore për prokurorët

Më 25 shator 2023, Në kuadër të Programit për Trajnimin Fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore” Në mbështetje të trajnuesit  z. Jetish Maloku, Kryesues i Këshillit Prokurorial në Kosovë.

Në kuadër të këtij sesionit po trajtohen janë: Kush mundë të paraqes ankesë disiplinore kundër një prokurori, Veprimet që i ndërmerr Autori Kompetent, Përmbajtja e Ankesës, Veprimet e Këshillit pas pranimit të kërkesës për fillimin e hetimeve, Themelimi i Panelit Hetimor, Zhvillimi i seancës dëgjimore vendimi i këshillit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :