Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-09-2023

Nën moduli: Shqyrtimi fillestar dhe i dytë, sesioni i parë: veprimet e gjyqtarit në shqyrtimi fillestar dhe të dytë, rast praktik përmbledhje e shkurtër improvizim i rastit

Më 26 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e dytë trajnues  nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar dhe i dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.

Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: veprimet e zyrtarëve policor, veprimet e prokurorit të shtetit dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake, veprimet e kryetarit të trupit gjykues gjatë shqyrtimit fillestar, veprimet e të pandehurit dhe mbrojtësit të tij dhe aktvendimi i kryetarit të trupit gjykues.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre është nga komunitetit boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :